JobAdvisor.
Kthehu mbrapa
Ballkani Perëndimor

Procedura Dhe Rregullorja Për Ballkanin Perëndimor

Rregulla speciale dhe qasje e privilegjuar në tregun gjerman për qytetarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Ballkanit.

Që nga futja në fuqi e "Rregullores së Ballkanit Perëndimor" (Westbalkanregelung), kërkesat për qasje në tregun gjerman të punës janë lehtësuar ndjeshëm. Qytetarëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi u jepet një mundësi ekskluzive për të aplikuar për punësim pavarësisht kualifikimit profesional.

Procedura e Llotarisë / Termineve

Për shkak të kërkesave të larta, Ambasadat Gjermane kanë vendosur një sistem regjistrimi me listë pritjeje ose llotarie. Për t'u pajisur me punësim muajit, ndjekim këtë procedurë:

  • 1
    Gjetja e Punëdhënësit: Lidhet kontrata e Punës mes punëtorit dhe kopanisë në Gjermani. Job Advisor ju mbështet këtë proces deri te marrëveshja finale.
  • 2
    Miratimi Preliminar nga Enti i Punësimit: Kërkohet leja e ashtuquajtur Vorabzustimmung – miratimi nga zyrja Federale e Punës (BA) e cila lehtëson procesin kur ftoni punësimin.
  • 3
    Regjistrimi në listë pritje / termin: Me ose pa Vorabzustimmung bëhet hyrja në sistemin e Ambasadës për regjistrimin e dokumentacionit. Caktimi i dates se terminit dhe kompletimi i dokumentacionit te nevojshem.

Si të filloni?

Nuk jeni të sigurt si të nisëni? Është krejtësisht normale. Për secilin hap procesi ka rregulla të caktuara, burokraci dhe formularë gjermanisht që thellohen me çdo detal. Konsulentët tanë mund të bëjnë diferencën mes një refuzimi nga ambasada - ose fitimit te së drejtës për jetesë brenda pak muajve.